
Kryeministri Edi Rama në episodin e 11 të sezonit të katër të podcastit “Flasim”, kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme në vendin tonë. Ata kishin braktisur vendet e tyre dhe kishin ardhur në Shqipëri për të punuar dhe jetuar.
Gjatë bisedës me ta, kreu i qeverisë e shfrytëzoi për tu bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë që të kthehen në atdhe, të punojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.
“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama.