
Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama në një transmetim maratonë në “Flasim” prezantoi dje ekipin e Partisë Socialiste për 11 majin.
Kreu i qeverisë nisi me një monolog ku shpalosi qartë synimin e PS, marrjen e një mandati të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE.
Rama pati të ftuar 80 kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa në pjesën ku kishte të ftuar kandidatët e Qarkut Lezhës nuk la pa përmendur ish-gjyqtarin Gjin Gjoni kandidat i Sali Berishës në listën e hapur të Lezhës.
“Një jashtënxjerrje të reformës në drejtësi”- e quajti Rama, ndërsa një dhuratë të tillë këtij qarku mund t’ia bëjë vetëm këneta.
"A mund të përfaqësohet burrina me Gjin Gjonin. Gjithë ky qark që mbart vlera të shtrydhet dhe në fund të nxjerri Gjin Gjonin. Këtë dhuratë Lezhës mund t’ja bëj vetëm këneta dhe askush tjetër. Një personazh i nxjerrë, një jashtënxjerrje e Reformës në Drejtësi. Një simbol i korrupsionit në drejtësi i njohur pjesërisht. -tha Rama.