Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për programim italian "Report" në televizionin "Rai 3", ku ka folur për marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët, si dhe qëndrimin e tij në masë sigurie "Arrest në shtëpi".
Emisioni në "Rai 3" i ka dedikuar një kronikë të gjatë zhvillimeve në Shqipëri, politikës, mafias shqiptare, bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, korrupsionit dhe akuzave të opozitës ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.
Mes personazheve që intervistohen dhe shfaqen në kronikë është dhe Sali Berisha. Gazetari italian Giorgio Mottola dhe stafi i tij kanë shkuar në shtëpinë e ish-kryeministrit në rrugën "Mustafa Matohiti", ndërsa i pranishëm ka qenë dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.
Secondo il protocollo Italia-Albania, i due centri per i migranti che costruiremo a nostre spese saranno di proprietà albanese: la posizione sull’accordo del leader dell’opposizione di centrodestra Sali Berisha. Segui #Report ora in diretta su #Rai3????https://t.co/ncB8yhNcVj pic.twitter.com/QL63kCeZM6
— Report (@reportrai3) April 21, 2024
Gazetari evidenton faktin se duket e pabesueshme që ai është në "Arrest në shtëpi" me akuzë zyrtare për korrupsion, ndërsa Sali Berisha e quan atë një akuzë dhe proces tërësisht politik.
Mirëpo, ajo që bie në sy është fakti se ish-kryeministrit i ndalohet me vendim të gjykatës dhe kërkesë të Prokurorisë së Posaçme që të takohet dhe të komunikojë me persona të tjerë që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë.
“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në kërkesën e SPAK, e cila mban firmat e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Pra, a është shkelur në këtë rast vendimi i Gjykatës së Posaçme që Sali Berisha të mos takohet e të komunikojë me persona që nuk bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të?! Po oficerët e Policisë së Shtetit që qëndrojnë në derën e apartamentit të tij, a kanë raportuar për këtë veprimtari?!
© Newsbomb.al