Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do t’ia lërë karrigen e deputetit Ilir Metës? Përgjigjet Tedi Blushi: S’kam punuar kurrë kundër tij...

Shkruar nga Newsbomb
A do t’ia lërë karrigen e deputetit Ilir Metës?
Meta-Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë pasditen e kësaj të premte në protestën e mbajtur nga opozitarët në Bulevardin e Ri për të ngritur zërin lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat i kanë cilësuar si të “vjedhura nga narkoshteti”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të tërhiqet nga mandati i tij, me qëllim që në vend të tij të futet në Parlament kreu i PL-së, Ilir Meta, Blushi vendosi që të mos jepte asnjë përgjigje konkrete, por siguroi se në asnjë moment strukturat e kësaj force politike dhe vetë ai nuk kanë punuar kundër presidentit të tyre.

 “Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës. Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”, tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese