Hapësire reklamuese

Politikë

A do t’ia dorëzojë vulën Sali Berishës? Lulzim Basha mbledh me urgjencë strukturat drejtuese

Shkruar nga Newsbomb
A do t’ia dorëzojë vulën Sali Berishës? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Gjykata e Apelit vendosi këtë të martë që vula e Partisë Demokratike t’ i kalojë ish-kryeministrit Sali Berisha. E teksa të gjithë presin një reagim nga Lulzim Basha, ky i fundit ka preferuar që të qëndrojë në heshtje dhe deri më tani nuk ka dhënë asnje prononcim për mediat. Por, kjo nuk do të thotë që vendimi i Apelit nuk e ka vendosur në lëvizje.

Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i demokratëve ka lajmëruar me urgjencë që këtë të martë në orën 17:00 të zhvillojë mbledhjen me strukturat drejtuese të grupit të tij.

“Do mbledh njëherë kryesinë pastaj kolegjin e kryetarëve për të konsoliduar qëndrimin në fund ndoshta në orën 17.00 sot”, mësohet të ketë thënë Basha.

Ndërkohë, theksojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe Bashës i duhet të dorëzojë menjëherë vulën e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, më herët lideri i demokratëe Sali Berisha i ftoi simpatizantët që të bashkohen tashmë rreth një flamuri dhe logoje të përbashkët. Duke lënë pas mëritë dhe ndasitë mes dy grupimeve, ai u bëri thirrje të gjithë simpatizantëve që i quajti "vëllezër dhe motra" që të bashkohen nën një flamur të përbashkët, atë të demokratëve.

Më tej, ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve tha se sot nuk ka fituar ai, por demokracia.

"Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre", tha Berisha ndër të tjera

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese