
Videomesazhet komunikuese mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha janë kthyer tanimë në trendin më të klikuar të momentit.
E në këtë “zhurmë mediatike” që është krijuar përgjatë ditëve të fundit, vetë Basha ka ardhur me një intervistë ku dhe është pyetur jo vetëm për replikat me kryeministrin, por edhe për mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.
I ftuar në “N’SPAK”, me gazetarin Ermal Qori, Basha është pyetur nëse do të bashkohet me Ramën dhe Partinë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.
Duke mohuar në mënyrë kategorike këtë mundësi, Basha nuk la pas as ironitë për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin la të kuptohet se është ai që bashkëpunon me Ramën dhe janë “palë” me njëri-tjetrin.
“Rama i ka zgjedhur shokët e vet, edhe tani që i ka në burg një pjesë të madhe edhe këta tjerët që bën sikur i shanë si ndahet zemra…kolaicioni I Ramës është treguar kur mbështetën njëri-tjetrin kur mbyllën listat, edhe kur kanë hall SPAKUN”, u shpreh ai, ndërkohë që aludimeve nëpër rrjet ku disa thonë se këto replika virutale mes kreut të demokratëve euroatlantikë dhe kryeministrit Rama janë “një lojë” dhe “bashkëpunim” mes tyre, Basha zbuloi zanafillën e këyre videove të njëpashnjëshme mes tyre.
“Rastësisht, nje gazetar koleg i joti ma solli videon e tij. Unë isha nisur për një takim, e ky më çon këtë. Thashë meqënëse e paska nisur po i kthej dhe unë një përgjigje. E kështu filloi”, tha ai.
Teksa në vijim të fjalës së tij, Basha u shpreh i gatshëm për të debatuar me kryeministrin Rama dhe nëse ky i fundit e fton në “podcastin” e tij është i gatshëm që të shkojë.
“Ne jemi në fushatë dhe në fushatë ka debat nuk do i ik asnjë mundësie për të debatuar me të”, tha Basha.