Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do të marrë drejtimin e PD? Argita Malltezi: E gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni

Shkruar nga Newsbomb
A do të marrë drejtimin e PD? Argita Malltezi: E gatshme të
Argita Malltezi

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi është shprehur se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë Demokratike.

E pyetur nëse do ta merrte drejtimin e partisë, Malltezi tha s është e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni.

“Kam qenë shumë e vërtetë në ato që kam thënë. Nuk e kam parë kurrë politikën si fushën ku do të doja të jepja kontributin tim. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me politikën. Jam shumë e kënaqur me profesionin që bëj. Si shumë shqiptarë të tjerë nuk e shikoj aktivizimin në politikë si një çështje timen kryesore, rrethanat e sollën që mora këtë rol, për të cilin nuk isha pishman që nuk e kisha marr deri tani. Unë shpresoj shumë që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre dhe aktivizimi im të mbetet publik për kaq sa ka qenë i nevojshëm dhe jo më tepër.

Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”.

 Unë jam fare e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë”, tha Malltezi në A2 CNN.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese