Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do të kushtëzohet Shqipëria nga Radev? Mickoski ironizon shifrat e publikuara nga Censi 2023 për rritjen e minoritetit bullgar

Shkruar nga Newsbomb
A do të kushtëzohet Shqipëria nga Radev? Mickoski ironizon
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka ironizuar shifrat e publikuara nga Censi 2023 disa ditë më parë, ku minoriteti bullgar tregonte një prezencë më të larte se ai maqedonas.  

Në një deklaratë për media, Mickoski shprehet se të dhënat janë të rreme, ndërsa pyet se nëse Shqipëria do të kushtëzohet nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev  për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, ashtu siç ndodhi me Maqedoninë e Veriut pak kohë më parë.

Në vijëmësi të deklaratës së tij, Mickoski shprehet se fajtor për këtë është qeveria e mëparshme LSDM-BDI, e cila me politikat e saj të dështuara ka lejuar interferimin e propagandës bullgare në minoritetin maqedonas në Shqipëri.

Më vjen keq që kjo po ndodh por fajtori ka emër dhe mbiemër dhe kjo është qeveria LSDM dhe BDI. Qeveria bullgare me propagandën e saj vetëm se e shfrytëzoi hapësirën boshe të cilën këto ua kanë lënë.

Ajo politikë asimiluese nga fiqnj ynë lindor nuk është vetëm tek maqedonasit. Nëse i shihni numrat do të shihni se ajo përfshin edhe një pjesë të madhe të qytetarëve të tjerë të Shqipërisë dhe kjo duhet të analizohet më seriozisht.

Meqë tani në Shqipëri ka tre herë më shumë që deklarohen bullgarë se sa te ne, shtrohet pyetja a do të ketë kusht edhe për Shqipërinë që ata të përfshihen në Preambulë?”,- është shprehur kryeministri, Hristijan Mickoski.

Komenti i Mickoskit është i pari për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri ku shifrat e qytetarëve që ishin deklaruar bullgar ishin mjaft suprizuese pasi u pa një rritje e konsiderueshme e këtij minoriteti krahasuar me atë maqedonas.

Megjithatë që vitin e kaluar, partia e Mickoskit kishte ngritur dyshime se Bullgaria bën propagandë duke u premtuar para ose pashaporta bullgare, në mënyrë që qytetarët maqedonas në Shqipëri të deklarohen bullgarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese