Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do arratiset nëse SPAK pret fletarrest? Ilir Meta: Kur shoh që nuk ka reflektim...

Shkruar nga Newsbomb
A do arratiset nëse SPAK pret fletarrest? Ilir Meta: Kur shoh që nuk
Ilir Meta në Report TV

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur mbrëmjen e sotme se as që e çon nëpër mend që të arratiset nga Shqipëria, në rast se Prokuroria e Posaçme do të lëshojë një fletarrest për të. Të paktën, kështu i tha ai gazetares Marsela Karapanço.

"Nëse ka urdhër-arrest për mua, nuk arratisem nga Shqipëria. Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta? Kurrë në botë! Ilir Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK e cdo strukture tjetër që do të veprojë  në mënyrë kriminale këtu e kudo tjetër”, u shpreh ai.

Ilir Meta ka folur dhe për mundësinë e një dizejnimi "non-grate" nga SHBA. Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, ai do të shqetësohej nëse do të shpallej i padëshiruar nga klubi skocez i futbollit "Celtics".

“Po të më shpallë klubi skocez Celtik non-grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale", vijoi Meta në Report TV.

Politikani i majtë iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për një gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama , i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese