Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

 860 mijë euro për rroba? Del procesverbali i agjentëve të BKH-së: Ajola Xoxa kliente e rregullt e “Zara-s”

Shkruar nga Newsbomb
 860 mijë euro për rroba? Del procesverbali i agjentëve
Fotomontazh: Ajola Xoxa dhe Zara

SPAK ka ngritur dyshime për shpenzime të mëdha të bëra nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, duke pretenduar se ajo ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri të firmave luksoze, të cilat nuk janë deklaruar.

Sakaq, Shqiptarja.com ka siguruar procesverbalit të BKH-së, ku shkruhet se gjatë kontrollit në banesën e Ajola Xoxës, janë gjetur kryesisht rroba të markës Zara, një markë “fast fashion”, e aksesueshme dhe ekonomike.

"Në këtë dhomë, përballë me dollapët metalikë, gjendet dollapë material druri në brendësi të së cilës gjendet rroba kryesisht të markës Zara, këpucë femrash,” shkruhet në dokumentin e agjentëve të BKH-së.

Edhe kryebashkiaku Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke theksuar se vlera reale e shpenzimeve është disa herë më e vogël se ajo që SPAK pretendon.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?

Se për 1 milion Euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo? Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo? Kanë blerjet online do thoni ju.

Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do ju’a tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq”, shkruante më herët Veliaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese