Hapësire reklamuese

Politikë

80 vite nga gjenocidi grek në Çamëri, Idrizi: Qershor i pazakontë, sot shqiptarët përkujtojnë vuajtjet dhe masakrat

Shkruar nga Newsbomb
80 vite nga gjenocidi grek në Çamëri, Idrizi: Qershor i
Foto nga Arkivi të vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve në Çamëri

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet organizoi sot në Parlament një aktivitet në përkujtim të 80- vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në ndryshim nga herët e tjera, ku Kuvendi gëlon nga përplasjet midis grupeve politike, këtë herë në podium ishin ngjitur trashëgimtarët e të mbijetuarve të gjenocidit, për të folur mbi kujtimet e errëta që përjetuan të parët e tyre dhe luftën për t’i rezistuar spastrimit etnik nga forcat greke.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendi, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se u mblodhëm këtë qershor të pazakontë për të përkujtuar vuajtjet, masakrat dhe shtëpitë e djegura të përjetuara nga të parët tanë prej ushtrive greke, të cilat synonin zhdukjen e popullsisë shqiptare në Çamëri.

U mblodhëm në këtë qershor, por i pazakontë për ne, pasi ne shqiptarët e Çamërisë përkujtojmë pikërisht këtë histori dhe të parët tanë. Përkujtojmë vuajtjet, masakrat, shtëpitë e djegura”,- tha Idrizi.

Gjithashtu, të pranishëm të tjerë në Kuvend ishin edhe përfaqësues të partive politike nga të dy kampet, trashëgimtarë të të mbijetuarve të gjenocidit, por edhe personalitete nga Kosova dhe trojet e tjera të shqiptarisë.

Mbi 30 mijë shqiptarë, 80 vite më parë u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore në Çamëri. Qindra prej tyre u vranë, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve u detyruan me dhunë të asimilohen.

Eprorët e forcave greke nuk e mbajtën fjalën kur garantuan se në rast të dorëzimit të armëve nuk do t’u ndodhë asnjë e keqe shqiptarëve të Çamërisë, pasi ato u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

Prej vitit 1994, Republika e Shqipërisë, e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese