Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

8 Dhjetori/ Begaj mesazh në Ditën Kombëtare të Rinisë: Studentët shqiptarë ndryshuan historinë e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
8 Dhjetori/ Begaj mesazh në Ditën Kombëtare të Rinisë:
Protesta e 8 dhjetorit

Presidenti Bajram Begaj ka përcjell një mesazh në 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. 34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Begaj shkruan se Lëvizja popullore rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët.

Presidenti shkruan se në Ditën Kombëtare të Rinisë nderohen lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë.

E plotë:

34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët.

Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë.

Sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”

Nder përjetë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese