Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

6 muaj pa shkuar në Kuvend! Partia Socialiste del me vendim zyrtar për djegien e mandatit të Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
6 muaj pa shkuar në Kuvend! Partia Socialiste del me vendim zyrtar për
Ilustruim: Ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha do të vazhdojë të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë! Kështu ka vendosur shumica socialiste, duke dalë me një vendim e qëndrim zyrtar për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike, i cili prej Dhjetorit 2023 është në "Arrest në shtëpi".

Kur janë bërë 6 muaj nga mungesa në Kuvend, institucionet përkatëse veprojnë me masat për të verifikuar nëse do të digjet ose jo mandati i deputetit, raporton newsbomb.al.

Mirëpo, në kushtet kur Sali Berisha nuk po mungon pa arsye dhe qëndron i izoluar në shtëpi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, Partia Socialiste ka vendosur të mos ndërmarrë asnjë penalizim ndaj tij sepse mungesa është e justifikuar.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, është shprehur sot kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ky qëndrim i mazhorancës dhe Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, i jep fund spekulimeve për djegien/humbjen e mandatit të deputetit Sali Berisha, si dhe tregon qëndrimin zyrtar të mazhorancës socialiste në zbatim të Kushtetutës dhe mbarëvajtjes normale të punimeve të Kuvendit.

Vendimi i Lindita Nikollës është përshëndetur dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, raporton newsbomb.al. Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje dhe ka thënë se kryetarja e Kuvendit vendosi të lexojë drejt Kushtetutën, duke mos lënë vend për spekulime dhe ndezje të debatit politik.

"Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoj drejt kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmente te mazhorances", u shpreh Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese