Hapësire reklamuese


Politikë

"500 euro për PD-në", Tela: Votat blihen nga opozita dhe fiton mazhoranca, SPAK të parandalojë krimin zgjedhor

Shkruar nga Newsbomb
"500 euro për PD-në", Tela: Votat blihen nga opozita dhe
Gazetari Andi Tela

Gazetari Andi Tela ka komentuar rastin e 38-vjeçarit në Lushnjë i cili u akuzua për blerje votash për Partinë Demokratike. Tela u shpreh skeptik sa i përket luftës së autoriteteve ndaj krimeve zgjedhore.

Gazetari Andi Tela shtoi më tej se në Shqipëri opozita rezulton që blen vota por zgjedhjet i fiton mazhoranca.

"Me gjithë këtë propagandë, që SPAK, KQZ dhe prokuroria po bashkëpunojnë për krimin zgjedhor për ta luftuar... Në 2021 kishim vetëm 3 raste dhe ishin të gjithë të opozitës. Pra opozita bleu votat dhe fitoi mazhoranca.

Ndodhi vrasja në Elbasan, nuk u bë asgjë për tu parandaluar, u manipulua edhe ngajrje, që në makinë ishin dokumenta zgjedhore, doli fakti që policia dhe prokuroria kishin fshehur ngjarjen.

Edhe në rastin konkret është referim nga Policia. Policia, SHISH, prokuroria, SPAK, duhet që brenda kësaj periudhe të tregojnë se kanë vullnet për të parandaluar krimin zgjedhor. Ruhet qeveria, administrata."-tha Tela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese