Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

4 vite nga shembja e Teatrit, ironizon Blushi: Krimi ka emra, “Prindi 1” është Rama, ndërsa “Prindi 2” Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
4 vite nga shembja e Teatrit, ironizon Blushi: Krimi ka emra, “Prindi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka risjellë në vëmendje të publikut shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, 4 vite më parë, pas një aksioni të forcave policore ndaj një grupi artistësh dhe qytetarësh që tentuan të mbronin godinën.

Në reagimin e tij, Blushi shprehet se godina historike e Teatrit në Tiranë u shemb barbarisht nëpërmjet një akti taleban, ndërsa shton se sot që flasim nuk kemi as “Teatër të ri” dhe as drejtësi për urdhëruesit e këtij akti kriminal.

Si sot, katër vite më parë, nëpërmjet një akti taleban të pabesë, në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të Tiranës, godina historike e Teatrit Kombëtar.

Sot nuk kemi as “Teatër të ri” dhe as Drejtësi për urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij akti kriminal!

Nuk ka as përgjigje mbi arsyet e emergjencës së shembjes!”,- tha Blushi.

Blushi thotë se ky krim ka emër dhe mbiemër, teksa e ironizon me ligjin e propozuar për të ndryshuar mënyrën se si do të thirreshin prindërit e fëmijëve, ku sipas tij, Prindi 1 është Edi Rama dhe Prindi 2 është Erion Veliaj.

Gjithashtu, ai shprehet se ka ardhur koha që ato të japin llogari dhe se drejtësia që do të shembë Tiranën, do të vendoset mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, përfundon Blushi.

Por ky krim ka emër dhe mbiemër: “Prindi 1” – Edi Rama dhe “Prindi 2” – Erion Veliaj!

Koha që të japin llogari po afron!

Drejtësia që do të shembë Tiraninë do të rivendoset mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar!”,- shkruan Blushi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese