Pas njoftimit të Kuvendit se vlerat e karrigeve të dëmtuara nga protestat e djeshme do t'i mbahen nga llogaria opozitës, ka reaguar këtë mbrëmje deputeti demoktrat Saimir Korreshi.
Korreshi ka ironizuar këtë situatë duke mos u kursyer aspak në postimin e tij. Ai i kujton Partisë Socialiste 12 vitet e eksperiencës në pushtet. Në facebook-un e vet, Korreshi shkruante:
“Kur të na llogarisni vlerën e karrigeve mos harroni të ulni amortizimin se kanë 12 vjet vështirësi pordhe”, ka thënë demokrati në reagimin e tij.
Kujtojmë që Saimir Korreshi ka qenë gjithmonë aktiv nëpër protesta opozitare duke u shfaqur herë më presh e kastravec në duar në mbështetje të fermerëve e herë me kit kirurgjikal për synetllëk në “nder” të qeverisë.