Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët festojnë në seli ditëlindjen e PS-së, mbajnë një minutë heshtje për ish-kryebashkiakun, Qazim Sejdinin

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët festojnë në seli ditëlindjen e PS-së,
Edi Rama ne seline roze

Socialistët janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure para ambienteve të selisë. Ditëlindja e 33-të e kësaj force politike ka bërë bashkë figura të reja e të vjetra të Partisë Socialiste.

Me rastin e  33-vjetorin të themelimit të PS-së në selinë rozë po mbahet një ceremoni festive. Nga pamjet e kapura nga kamerat kemi parë prezencën e dhjetëra figurave të njohura, si Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Arta Dade.

Socialistët festojnë në seli ditëlindjen e PS-së,
Edi Rama ne festen e socialisteve

Ndërkohë, s’kanë munguar as simpatizantët të cilët menjëherë sapo kryeministri Edi Rama ka shkuar në seli i janë afruar dhe e kanë përshëndetur.

Socialistët festojnë në seli ditëlindjen e PS-së,
Edi Rama para selise

Në hapje të kësaj ceremonie festive socialistët mbajtën dhe një minutë heshtje për ish-kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinin, i cili u nda nga jeta këtë të mërkurë pas një sëmundje të rëndë.

Sakaq, kryeministi Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera, zgjodhi të ishte fjalëpak duke thënë vetëm një frazë: Rroftë Partia Socialiste!.

Ndërkohë, ai që mbajti një fjalim të shkurtër ishte Blendi Klosi, i cili tha se Partia Socialiste sot është më e fortë se asnjëherë dhe e gatshme për të triumfuar sërish në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Mirëserdhët në festën e partisë së madhe, që ka dëshmuar, siç është sot një bashkim i themeluesve, por e shumë të rinjve që janë bashkuar ndër vite. Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”, tha Klosi.

Kjo ditëlindje e gjenPartinë Socialiste në procesin e rienergjizimit. Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i socialistëve, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare bëri me dije se më datën 20 korrik do të thirret Kongresi.

Ndër, të tjera ai u shpreh optimist duke thënë se procesi i rienergjizimit ka pasur një ecuri pozitive dhe se gjatë këtij procesi Partisë Socialiste i janë shktuar 32 mijë anëtarë të rinj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese