
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa urime, si për 33 vjetorin e lindjes së Partisë Socialiste, po ashtu dhe për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka dërguar përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste. Si dhe ka falenderuar simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë e PS një forcën të madhe të shqiptarisë.
Po ashtu kreu i qeverisë, ka uruar popullin e Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“MIRËMËNGJES ???? me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës❤️”, shkruan Rama.