Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“30 mijë profesionistë po paguajnë tatim të padrejtë”, Tabaku: Kushtetuesja të tregojë që qëndron mbi palët

Shkruar nga Newsbomb
“30 mijë profesionistë po paguajnë tatim të
Jorida Tabaku

Jashtë ambienteve të Gjykatës Kushtetuese, aty ku dhe po shqyrtohet kërkesa e opozitës lidhur me shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin për profesionet e lira nga 1 janari, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria ka diskriminuar të vetëpunësuarit.

Sipas Tabakut mazhoranca i ka vendosur qytetarëve të cilët kanë zgjedhur të vetëpunësohen një barrë ekstra.  Deputetja theksoi se qëllimi i Partisë Demokratike është të mbrojë punën dhe shtresën e mesme, pasi përmes këtij ligji 106 profesione të lira janë duke paguar një tatim të padrejtë.

Ndër të tjera Tabaku tha se ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtime preferenciale, prandaj për këtë arsye Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë që qëndron mbi palët.

“Sot ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë. Kjo krijon pasiguri juridike dhe trajtim preferencial për një grup pakice. Favore fiskale që po jepen që nuk përbëjnë shumicën, ndërkohë që 106 profesione të lira, 30 mijë profesionistë po paguajnë një tatim të padrejtë. Ne sot provuam që ky ligj është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe treguan që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese që janë shkatërruar dhe rritje të çmimeve.

Ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës. Grupi Parlamentar i PD do ta mbrojmë këtë shkresë që është e diskriminuar.

Argumenti i qeverisë janë  qesharake, se ka abuzim me taksat, duhet të rrisim taksat, se ka paaftësi të drejtorisë së tatimeve duhet të rrisim taksat, se nuk e zbatojnë dot ligjin që kanë ngritur vetë duhet të rrisin taksat”, tha nder te tjera Tabaku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese