
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar finalizimin e projektligjit mbi bankën shqiptare të zhvillimit.
Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka bën me dije se projekti do të mundësohet falë bashkëpunimit me prestigjozen italiane, Cassa Depositi e Prestiti.
Rama ka theksuar se ky projekt, abosulutisht bindës, do të menaxhohet një super skuadër shqiptare-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e bankës italinë. Kjo për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj.
Kreu i qeverisë bën me dije se Banka e Shqipërisë ka miratuar linjën e re të financimit prej 250 mln euro për bujqësinë. Ai thekson se ky është volumi më i madh, i vënë ndonjëherë në mbështetje të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, të teknologjisë, etj.
"Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para, finalizimi i projektligjit mbi bankën shqiptare të zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjozen Cassa Depositi e Prestiti të italisë, një institucion financiar që bën pjesë në gjerdanin e ekselencave italiane. Jemi gati t'ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi, në këtë stad të ri të vendit. Projekti eshte absolutisht bindës dhe do të hidhet së shpejti per konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptare-italiane dhe do të asistohet nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur, profesionale dhe të suksesshme të saj.
E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus kryesor tek bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje, me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, të teknologjisë, etj. Së shprjti për detajet!", ka deklaruar Rama.