Hapësire reklamuese

Politikë

25-vjet nga Çlirimi i Kosovës, Rama: Rugova, njeriu që ka shënjuar historinë e shqiptarëve, pa të s'do kishte UÇK

Shkruar nga Newsbomb
25-vjet nga Çlirimi i Kosovës, Rama: Rugova, njeriu që ka
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës ka udhëtuar drejt Prishtinës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, aty ku dhe e ka cilësuar Ibrahim Rugovën si njeriun i cili ka shënuar historinë e shqiptarëve dhe si politikanin më atipik shqiptar

“Rugova, themeluesi i Kosovës së lirë, ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore te historisë sonë, një intelektual një udhëheqës dhe një e figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhësh. I ishte dhe është më atipiku i një politikani shqiptar”, tha kryeministri Rama, teksa ndër të tjera theksoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte edhe momenti që shënjoi një faqe të re në historinë e pakthyeshme të Kosovës.

“Ju falenderoj për ftesën  dhe mundësin e mirëseardhur për të ndarë me ju një opinion mbi njeriun që e ka shënjuar historinë shqiptareve më një gjurme sa te rralle aq edhe te domosdoshme. Sinteze e pashoqe mes revolucionarit dhe burrë shtetasit.

Rugova, themeluesi i Kosovës së lirë, ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore te historisë sonë, një intelektual një udhëheqës dhe një e figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhësh. I ishte dhe është më atipiku i një politikani shqiptar.

Kur në 24 maj 1992, të ashtëquajtur zgjedhje ai u vetëshpall presidenti i Kosovës, pati guximin për faktin se nuk rrezikoi  jetën, por rrezikoi dicka edhe më të rëndësishme, atë qe jeta krijon dhe lë pas, emrin dhe personalitetin. Ishte një akt donkoshitesk për shumëkënd. Presidenti i shpresës në mes të shtypjes të çdo shprese kishte jetuar deri aty mes librave”, tha Rama ndër të tjera.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se pa Ibrahim Rugovën, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të ekzistonte.

“Jemi për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, thoshte ai, Dhe nënvizonte ‘në bashkëpunim të plotë me miqtë ndërkombëtarë’. Ai jo vetëm nuk gabonte por në përvojën e tij që e krijonte përmes këtyre adresimeve lind edhe një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm dhe pikërisht nga këmbëngulja gërryrese e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtratit ku mori jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dhe sot është më e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën s’do të kishte UÇK sepse pa luftën që ai filloi në paqe, nuk do të ishte arritur dot kurrë paqja e fituar me luftë.

Se pa miqtë e mëdhenj, që Ibrahim Rugova ia bëri Kosovës pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin dot mbi Beograd përmes bombave të NATO-s”, shtoi Rama.

Kujtojmë se 10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese