Hapësire reklamuese

Politikë

200 mijë vota për eurodeputet, Artan Hoxha zbulon deklaratën e fort të Pirro Dhimos: Jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut

Shkruar nga Newsbomb
200 mijë vota për eurodeputet, Artan Hoxha zbulon deklaratën e

Artan Hoxha ka analizuar kandidimin e Fredi Belerit dhe Pirro Dhimos për llogari të Mitsotakis si eurodeputetë. Gazetari i njohur ishte i ftuar në "Top Talk" në Top-Channel, ku tregoi dhe numrin e votave që i duhen Belerit për t'u zgjedhur si eurodeputet.

Hoxha zbuloi edhe në deklaratë të fortë të Pirro Dhimos, ndërsa u ndal te strategjia e kryeministrit grek për të marrë votat e ekstremit të djathtë. Nga ana tjetër, popullariteti i Dhimos si ish sportist, synohen votat e qendrës dhe të majtës.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet. Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë, në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë.

Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar Belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion.

Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha Hoxha në analizën e tij.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese