Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

20 mijë votues në pamundësi për të votuar, Celibashi: “Të krijohet hapësira e nevojshme për të votuar në shtëpi”

Shkruar nga Newsbomb
20 mijë votues në pamundësi për të votuar, Celibashi:
Pamje nga mbledhja e KQZ

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka kërkuar që të mundësohet vota e 20 mijë votuesve që nuk kanë mundësi që të paraqiten në qendrën e votimit. Sipas tij, pamundësia e tyre fizike bën që këta votues të mos kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Duhet adresuar kjo çështje, për personat që për arsye objektive nuk shkojnë dot në qendrat e votimit. Duhet gjetur mënyra që një vend kandidat i BE në mes të Evropës ska asnjë justifikim që ata të mos votojnë. Është prioritare edhe pse e dimë që politika ka prioritete të tjera.’- u shpreh kryetari i KQZ.

Në mbledhjen e organizuar nga OSBE mbi informimin e zgjedhësve, Celibashi u kërkoi palëve zgjedhore që të marrin masat e nevojshme ligjore për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme të tyre. Duke shmangur në këtë mënyrë diskriminimin ndaj kësaj kategorie.

 ‘Ata që s’dalin dot nga shtëpia rreth 20 mijë që janë të diskriminuar”- tha Celibashi në mbledhje.

Ndërsa mësohet se më herët, kreu i KQZ u është drejtuar me një kërkesë për zgjidhjen e kësaj çështjeje edhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Gjithashtu, ai ka përsëritur edhe thirrjen për votën e emigrantëve por duket se ka rënë në vesh të “shurdhët”, pasi deri më tani nuk është ndërrmarrë asnjë hap nga autoritetet përgjegjëse.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese