Hapësire reklamuese

Politikë

20 mijë qytetarët në pamundësi për të votuar, Celibashi: Duhet ta bëjnë nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb
20 mijë qytetarët në pamundësi për të votuar,
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka kërkuar që të mundësohet vota e 20 mijë qytetarë që nuk kanë mundësi që të paraqiten në qendrën e votimit. Sipas tij, pamundësia e tyre fizike bën që këta votues të mos kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Duhet adresuar kjo çështje, për personat që për arsye objektive nuk shkojnë dot në qendrat e votimit. Duhet gjetur mënyra që një vend kandidat i BE në mes të Evropës s'ka asnjë justifikim që ata të mos votojnë. Është prioritare edhe pse e dimë që politika ka prioritete të tjera", u shpreh kryetari i KQZ.

Në mbledhjen e organizuar nga OSBE mbi informimin e zgjedhësve, Celibashi u kërkoi palëve zgjedhore që të marrin masat e nevojshme ligjore për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme të tyre. Duke shmangur në këtë mënyrë diskriminimin ndaj kësaj kategorie.

"Ata që s’dalin dot nga shtëpia rreth 20 mijë që janë të diskriminuar", tha Celibashi në mbledhje.

Ndërsa mësohet se më herët, kreu i KQZ u është drejtuar me një kërkesë për zgjidhjen e kësaj çështjeje edhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Gjithashtu, ai ka përsëritur edhe thirrjen për votën e emigrantëve por duket se ka rënë në vesh të “shurdhër”, pasi deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap nga autoritetet përgjegjëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese