Hapësire reklamuese

Politikë

"1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale", Belinda Balluku merr pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive

Shkruar nga Newsbomb
"1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale",
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë sot në Panairin e Punës dhe Aftësive në Fier. Balluku tha se është një ndër panairet punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë ndërsa shtoi se janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme.

“Është një ditë e rëndësishme në Fier, është një ndër panairet punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja duket që ka shumë djem e vajza të interesuar për vendet e punës. Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në ndërtim, linja prodhimi, arsim dhe hoteleri turizëm.

Deri në 17:00 të pasdites do ishte mirë që të gjithë ata që duan të punësohen ta vizitojnë panairin e punës.

Shpesh ndodh që vetë ata që kërkojnë punë janë pak skeptikë dhe dyshues sa i përket aftësisë së një panairi për tu punësuar por nga ana tjetër, kemi kuptuar se oferta është e vërtetë, numrat që janë marrë do kalojnë në fazë intervistimi, për të kaluar më pas me kontratat për ata që përmbushin kushtet.“-tha Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese