Hapësire reklamuese

Politikë

15-vjetori i anëtarësimit në NATO, i ngarkuari me punë i SHBA: Shqipëria e angazhuar për të përmbushur detyrimet

Shkruar nga Newsbomb

15-vjetori i anëtarësimit në NATO, i ngarkuari me punë i

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) ka organizuar një konferencë në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ku ka qenë i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Rama.

Në prani të kreut të qeverisë, i ngarkuari me punë i SHBA-së, David Uisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s.

“Z. Uisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s. Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të presidentit Hari Truman (o. Harry) të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s,” thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese