Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

15 vjet Shqipëria në NATO, retushimi i ngjarjes nga politika dhe atyre që bënë realitet ëndrrën e 2009-ës

Shkruar nga Newsbomb
15 vjet Shqipëria në NATO, retushimi i ngjarjes nga politika dhe atyre
Basha me Bush dhe Stoltenberg me Ramen

Shqipëria feston sot 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Politika dhe selitë diplomatike të akredituara në Tiranë kanë ndarë mesazhe urimi duke kujtuar 1 Prillin e vitit 2009, kur u bë realitet ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të botës.

Mirëpo, në këto mesazhe bie në sy një fakt interesat: partitë politike dhe drejtuesit e tyre e kanë treguar dhe në këtë rast ndarjen e madhe mes tyre dhe aftësinë për të retushuar ngjarjet historike e për "zhdukur" njëri-tjetrin nga pamjet e asaj dite, shkruan newsbomb.al.

Lulzim Basha, një nga ministrat e kohës të qeverisë shqiptare të drejtuar nga Sali Berisha, si shef i diplomacisë shqiptare ka ndjekur nga afër të gjitha takimet dhe organizimin e lartë në nivel ndërkombëtar deri në aderimin zyrtar e Shqipërisë në NATO.

Në videon që ai shpërndanë bie në sy prania e një sërë figurash të mëdha të Europës dhe SHBA, si dhe atyre shqiptare, nga kryeministri Sali Berisha te presidenti Bamir Topi. Edhe Gazmend Oketa ka qenë një ndër politikanët e kohës që ka pasur rolin e tij në këtë anëtarësim, sepse ishte Ministër i Mbrojtjes.

Megjithatë, qeveria Berisha ia besoi prezantimin e Shqipërisë në fushën e diplomacisë ministrit të Jashtëm, Lulzim Bashës, shkruan newsbomb.al.

Kryeministri Edi Rama, edhe ai ka ndarë këtë të hënë një video të shkurtër për 15 vjetorin e aderimit të Shqipërisë në aleancën ushtarake të NATO-s, por në të nuk shfaqet asnjë nga politikanët e 2009-ës të cilët kanë meritat e tyre për këtë ngjarje të rëndësishme.

Përkundrazi, në video e përgatitur nga kryeministri shfaqen vetëm ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ish-ministrja e Jashtme dhe për një kohë dhe e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri aktual Niko Peleshi vetë Edi Rama në një mbledhje të liderëve europianë dhe inagurimi i bazës së Kuçovës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Asnjë nga emrat e mësipërm nuk ka lidhje me ngjarjen dhe vendimin e 27 vendeve anëtare të aleancës të vitit 2009, për aderimin e Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në videon nuk shfaqet as Presidenti i Republikës, as kryeministri dhe asnjë nga dy ministrat, ai i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes.

Një veti e politikës shqiptare për të retushuar ngjarje të rëndësishme të niveleve të tilla historike, të cilat duhet të bashkojnë dhe jo të thellojnë më tej ndasitë mes palëve.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese