Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

15 vjet në NATO, SHBA uron Shqipërinë: Edhe shumë vite të tjera si aleatë

Shkruar nga Newsbomb
15 vjet në NATO, SHBA uron Shqipërinë: Edhe shumë vite
Alfred Moisiu dhe George Bush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada ka shkëputur copëza përgjatë udhëtimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar më tej se që prej ditës së anëtarësimit zhvillimi i vendit tonë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera Ambasada thekson se Shqipëria sot, ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri.

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”, thuhet në postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese