
Nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku është njoftuar zyrtarisht përfundimi i mandatit të deputetit Ervin Salianji, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit Tiranë, për dosjen "Babale".
Politikanët demokratë janë mbledhur rreth foltores menjëherë sapo kryetarja Elisa Spiropali njoftoi nisjen e punimeve, duke hedhur sende të forta në drejtim të saj.
Fillimisht, deputetët kanë hedhur drejt Spiropalit librat e Kushtetutës që secili prej tyre mban në ulësen e vet, ndërsa në një moment drejt kryeparlamentares janë hedhur shishe qelqi dhe sende te tjera të forta.
Në kushtet e një situata që pamundësonte vazhdimin normal të punimeve, deputetët socialistë im kanë kërkuar kryetares që të ndërpriste seancën për 10 minuta. Sapo Elisa Sporpali dha njoftimin, demokratët nisën të nxirrnin jashtë karriget e tyre dhe u vunë flakën.
Seanca rinisi për herë të dytë por dhe këtë herë zgjati vetëm 2 minuta sepse demokratët u rikthyen në sallën e seancave plenare dhe nisën përplasjet verbale me kolegët socialistë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali menjëherë njoftoi përfundimin e seancës së sotme.