
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me 14-vjetorin e protestës së përgjakshme të “21 Janarit”, ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm.
Në llgarinë e tij në “Facebook”, 14 vite pas kësaj ngjarje Braçe kërkon drejtësi. Ndonëse kanë kaluar vite nga vrasja e pafajshme e Ziver Veizi, Hekuran Dedes, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikës, kërkesa për hetim dhe gjykim të drejtë mbetet ende një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare.
Në këtë deklaratë deputeti socialist thekson se drejtësia nuk është hakmarrje, por një detyrim moral dhe ligjor për të respektuar jetët e humbura.
“Kjo histori ka 14 vite qe NUK HETOHET!Kjo histori ka 14 vite qe NUK GJYKOHET!NUK BEHET DREJTESI! Themelet e cdo sistemi bien ketu! Cdo thirrje per DREJTESI, nuk eshte thirrje per HAKMARRJE; As keto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me te njejtin pushtet kriminal, NUK JANE HAKMARRJE; NUK KA KUSH HAK PER TE MARRE, sidomos mes politikanesh; DUHET DREJTESI, VETEM KAQ!”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
SOT ESHTE #21JANAR, PERSERI-14 VITE RRESHT! KY QE DEGJONI NUK ESHTE URDHRI, ESHTE TRANSMETIMI I URDHRIT TE PUSHKATUESIT: ME TE KALUAR GARDHIN E TELAVE, DO TE HAPNI ZJARR LUFTARAK! KY ESHTE URDHRI! TA TA TA GJAKOS, GJAKOS! Shikoni, te vjedhesh eshte nje gje-kriminale doemos; POR TE VRASESH PER TE VJEDHUR, DUKE VJEDHUR, PER TE MBROJTUR VJEDHJEN E VETEN, ESHTE TMERR, TMERR!
Eshte kafsheri pastaj te vijosh urdhrat: KUJDES MUNICIONIN, KUJDES MUNICIONIN! JO NJEREZIT E OPOZITES, TE NDRYSHEM NGA TY, POO EDHE KUNDERSHTARET E TU, POR MUNICIONIN ME TE CILIN PO I PUSHKATON, PO I VRET, BARBARISHT! E kuptoni ceshte kjo? Dhe pyetjen nuk e kam per njerezit e zakonshem; Pyetjen e kam per PROKURORE e GJYKATES! Kjo histori ka 14 vite qe NUK HETOHET!Kjo histori ka 14 vite qe NUK GJYKOHET!NUK BEHET DREJTESI!
Themelet e cdo sistemi bien ketu! Cdo thirrje per DREJTESI, nuk eshte thirrje per HAKMARRJE; As keto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me te njejtin pushtet kriminal, NUK JANE HAKMARRJE; NUK KA KUSH HAK PER TE MARRE, sidomos mes politikanesh; DUHET DREJTESI, VETEM KAQ! Jetet e ZIVER VEIZIT, HEKURAN DEDES, FAIK MYRTAJT, ALEKS NIKES, NUK KEMBEHEN ME ASGJE, ASNJE HAK; DUHET DREJTESI, KAQ!