Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia”, Ulsi Manja pranon interpelancën me Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
“100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia”,
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pranuar interpelancën me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, lidhur me amnistinë. Ky i fundit ka kërkuar më herët një interpelancë me ministrin e Drejtësisë pasi sipas kryedemokratit falë amnistisë janë liruar rreth 100 të dënuar nga GJKKO, ndryshe nga si ishte dakordësuar para zbatimit të saj.

Përmes një postimi në “facebook”, Manja shkruan se pa çka se nuk ka asgjë urgjente, ai është gati për interpelancën me kryetarin e Partisë Demokratike.

“Gati për interpelancën...që nuk ka asgjë urgjente!”, shkruan shkurtimisht Manja në postimin e tij në “Facebook”.

“100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia”,

Kujtojmë se më herët në krah të ministrit të Drejtësisë doli edhe Gazment Bardhi. Bardhi hodhi poshtë pretendimet e Lulzim Bashës, duke theksuar se nëse ka ndonjë zyrtar të arrestuar për korrupsion nga GJKKO dhe është lënë i lirë falë amnistisë, le ta tregojë me emër dhe mbiemër.

“Amnistia u zbatua dhe nuk ndodhi asnjë prej këtyre rasteve që u tha nga ata që politikën e bazojnë tek gënjeshtra (Basha). Nëse ju dini dikë që është dënuar nga GJKKO dhe është liruar, ta sjellin këtu dhe ta tregojnë me emër mbiemër. Amnisatia ka funksionuar sipas ligjit. Është gënjeshtër, është e pavërtetë dhe hajde merremi se s’kemi me ça merremi. Gjetën diçka dhe po merren”, tha Bardhi më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese