Hapësire reklamuese

Bota

Politikania nuk i lë vend imagjinatës, zhvishet dhe bën ski në temperatura -20 °C (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Anna Tereshkova, 52 vjeçe, është zëvendës-kryebashkiake e qytetit të Novosibirsk në Rusi dhe së fundmi është filmuar duke rrëshqitur në dëborë vetëm me bikini, ndërsa temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme.

E gjithë kjo u bë nga politikania me qëllim për të nxitur publikun të “forcohej dhe të stërvitej për të ardhur në formë”. Ajo shfaqet shumë në formë dhe fotot e saj tashmë janë bërë virale në rrjet, ndërsa qytetarët e Novosibirsk e kanë akuzuar zyrtaren se “ka turpëruar” qytetin”. Ajo kreu rrëshqitje në dëborë, ndërsa temperaturat kanë shënuar afro -20C.

Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha avantazhet e Siberisë. Këtu kanë jetuar gjithmonë njerëz të shëndetshëm e të fortë. Siberianët kanë bërë ski edhe në temperatura  -20C apo më ftohtë.", ka thënë Tereshkova.

Sondazh

Poll