Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Politikani shqiptar ftohet në dasmën e vajzës së ish-presidentit Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Politikani shqiptar ftohet në dasmën e vajzës së
Behgjet Pacolli, politikan shqiptar i Kosovës, do të jetë i ftuar në dasmën e vajzës së ish-presidentit dhe miliarderi amerikan Donald Trump, Tiffany Trump. Ajo është vajza e vetme e Trump nga martesa e dytë me aktoren Marla Maples. Mediat amerikane shkruajnë prej muajsh për këtë dasmë dhe sipas disa raportimeve, pritet që të jenë më shumë se 500 të ftuar. Dhe mes këtyre të ftuarve do të jetë dhe Behgjet Pacoli, raportojnë mediat në Kosovë. Tiffany është rritur me nënën e saj në Kaliforni pas ndarjes së prindërve të saj dhe është bërë më shumë e famshme vetëm së fundmi. 29-vjeçarja do të martohet nesër në rezidencën luksoze të babait të saj në Miami.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Tiffany Ariana Trump (@tiffanytrump)

Tiffany, do të martohet me trashëgimtarin miliarder Michael Boulos në klubin turistik luksoz të Donald Trump-it prej 20 hektarësh, Mar-a-Lago këtë fundjavë në një ceremoni luksoze. Një burim i tha Page Six se çifti po bënte një dasmë të madhe me 500 të ftuar nga e gjithë bota. “I fejuari i saj është nga një familje shumë e pasur, ajo është nga një familje shumë e pasur dhe ata duan që të gjithë miqtë e tyre nga e gjithë bota të jenë atje”, tha burimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll