Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Politikani shqiptar dorëzon padi në Gjykatë, akuzon 11 persona dhe 3 portale se kanë shpifur kundër tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jeton Raka, kandidat i Vetëvendosjes për Komunën e Kaçanikut, ka dorëzuar padi kundër 11 personave dhe 3 portaleve të lajmeve për “shpifje” dhe “degradim të imazhit”. Padia është bërë në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

“Dje, më datë 26.10.2021, deponuam padi kundër 11 personave dhe tre portaleve, të cilët përmes shpifjeve, tentojnë ta degradojnë imazhin tim dhe të Lëvizjes. Shpifjet e tilla janë tejet të rrezikshme dhe kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndarjes dhe përçarjes ndërqytetare.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e shpifjeve, shantazheve, linçimeve, kërcënimeve apo presionit që pushteti aktual po ushtron ndaj votuesve. Nuk ka fuqi që më shantazhon dhe nuk ka forcë dhe asgjë që na ndalon”, njofton kandidati Jeton Raka në Facebook.

Portalet në fjalë që kanë shpërndarë këtë status të modifikuar, thotë Raka, janë “Insjaderi.org, Epilogu dhe Portali Kaçaniku”, por shton se “ndoshta ka edhe të tjera, mirëpo për këto kam fakte”. Komuna e Kaçanikut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve mes PDK ma kandidat Besim Ilazin dhe Vetëvendosja me Jeton Rakën.

243791036 10227081842970327 5228585070188489488 n 1 e1635333508342
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Kaçanikut, Jeton Raka
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img