Vizita e ardhshme e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë do të jetë marketingu që do t’i bindë serbët se do të ishte më mirë të jetonin në “Shqipërinë e Madhe”, kështu shprehet politikani serb, kritik i ashpër i Vuçiç, Marko Jakshiq.
Jaksic, i cili është anëtar i Lëvizjes Popullore “Atdhe”, kritikoi ashpër planet e Vuçiçit për demarkacionin etnik midis Serbisë dhe Kosovës.
“Ai do vijë të manipulojë dhe të tregojë përralla që në thelb përfaqësojnë gadishmërinë e tij të fshehtë për të hequr dorë nga 16 përqind e territorit të vendit, për të shkelur Kushtetutën e Serbisë dhe për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”, ka deklaruar Jakshiq.