Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Politikani serb u shpall non-grata, partia e tij quan Anglinë shtet armik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, si person të korruptuar. Ndaj këtij vendimi ka reaguar partia e tij, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar si “armike” të Serbisë.

“Dënojmë ashpër lëvizjet shpifëse të armiqve të dëshmuar të popullit serb duke futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë dhe bartës të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj liste.

Lista Serbe thotë më tej se “nuk ka asnjë listë të zezë, të kuqe apo të ndonjë ngjyre tjetër që mund ta zvogëlojë respektin që ka nënkryetari i partisë sonë, z. Milan Radojiçiq, tek serbët në Kosovë”.

Në fund, kjo parti, e cila dirigjohet nga Beogradi zyrtar, tha se përgjigja e tyre mbetet e njëjtë: “Nuk ka dorëzim, sepse nga këtu nuk ka kthim”. Veç Radojiçiqit, Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar edhe Zvonko Veselinoviqin.

Më shumë


spot_img









spot_img