Hapësire reklamuese

Rajoni

Politikani serb akuzon Vuçiçin: Doli në lokal për birrë me Albin Kurtin, gjatë vizitës në Berlin

Shkruar nga Newsbomb
Politikani serb akuzon Vuçiçin: Doli në lokal për

Politikani serb Vuk Jeremiç ka aluduar se dy ditë më parë presidenti Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dalë së bashku në një lokal për të pirë birrë, gjatë vizitës që kanë zhvilluar të dy në Berlin.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, ka shkruar ai në Tëitter.

Pak orë më pas, në një njoftim të dytë Vuk Jeremiç kërkoi falje. “Duket se nuk kam pranuar informatat e sakta dhe për këtë gjë kërkoj falje”, shkroi ai.

Kjo akuzë ka nxitur edhe reagimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili e mohoi. Ai tha se pas takimeve "të mundimshme" në Gjermani, bashkë me pjesëtarë të delegacionit serb dhe vajzën e tij Milica, kanë shkuar në një restorant në Berlin.

“Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurtit. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll