Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Politikani në Kosovë del me deklaratën e fortë: Votat na janë vjedhur!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani Kosovar dhe njëkohësisht kandidati për kryetar komune në Skënderaj, Bekim Hamëz Jashari ka deklaruar se votat janë vjedhur dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari shkruan se janë evidentuar disa parregullsi në shumë vendvotime, duke shtuar se gjatë numërimit të votave janë konstatuar shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune.

Ai kërkon nga Prokuroria e Kosovës dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Postimi i plotë i Bekim Hamëz Jashari:

Të dashur qytetarë,

Tashmë dihet nga të gjithë që votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.

Pas evidentimit të parregullsive të shumta që kanë ndodhur në shumë vendvotime në komunën tonë, sot kemi deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë.

Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikura në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur.

Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

I juaji çdoherë Bekim Jashari!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img