Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Politikani italian vret me armë emigrantin pas konfliktit në lokal (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një anëtar i partisë së djathtë të Lidhjes Italiane, Massimo Adriatici do të qëndrojë në “arrest shtëpiak”, pasi akuzohet se vrau me armë një emigrant maroken pas një konfliktit  në lokal.

Adriatici, një këshilltar i Lidhjes në qytetin verior të Voghera, vrau mbrëmjen e së martës, marokenin 39-vjeçar, teksa u grindën në lokal.

Viktima u indentifikua si Youns El Boussetaoui nga Maroku. Mediet lokale në Itali raportuan se konfflikti mes politikanit Adriatici dhe emigrantit maroken ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në zonën e Voghera, ku edhe ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Viktima e shtyu dhe hodhi në tokë Massimo-n, ndërsa ky i fundit tha se arma iu shkrep aksidentalisht.

“Viktima e një sulmi, ai u kundërpërgjigj dhe aksidentalisht shkrepi armën,” tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke shtuar se Adriatici ndoshta kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi El Boussetaoui mund të kishte një rekord penal.

Më shumë

spot_img
spot_img