Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Politikani-ekonomist feston 60 vjetorin dhe premton publikisht: Sfida ime e re, një akademi lidershpi, një ministër për Dijen (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani-ekonomist Arben Malaj ka festuar 60-vjetorin e lindjes dhe ka falenderuar të gjithë miqtë për urimet.

Në një postim Malaj liston eksperiencat dhe vitet e tij në punë, teksa ka bërë edhe disa premtime publike.

Ai shkruan se në këtë 60-vjetor ka tre objektiva: të le trashgim në Vlorë një akademi lidershipi për të rinjtë, të kontribuoj me përpjekje maksimale që Vlora dhe Shqipëria të bëhen  qendër rajonale për IT dhe ekonomine e dijes, si dhe të jetë ministri i  parë i ekonomisë  së Dijes në ven.

Postimi i plotë:

Nga zemra mirenjohje te perhershme per urimet tuaj ne ditelindjen e 60, ku perfshihen 37 vite si ekonomist, 16 vite deputet, rreth 6 vite minister, 28 vite mesimdhenie,  Nje rrugetim i veshtire por shpresoj  i sukseshem qe ka ne themel te tij edukimin familjare, perkujdesjen e Mondes dhe inspirimin  e Gertes, dashurine dhe mbeshtetjen e  familjareve te mi, mesuesve dhe kolegeve –  si garancia me plote per te permbushur  me sa  me shume dashuri, integritet dhe profesionalizm misione  te veshtira  ne tranzicionin jo lehte te vendti tone.

Gjithcka qe kam synuar ne te gjitha keto angazhime publike, akademike dhe politike ka qene trashgimia inspiruese per femijet e zones ku linda dhe u rrita ne Llakatund te Vlores  te Shqiperise por edhe te rrinjve nga vendet e varfera dhe ne zhvillim.

Ndjehem  ne detyrim te perhershem dhe lumturohem kur shikoj qe disa prej tyre te jene ambicioz dhe te perkushtuar pse jo per rezultatate dhe arritje me te mira.

Per ta nuk ka asnje pengese sepse une arrita qe nga nje shkolle fshati, nga nje arsimin i mesem pa shkeputje nga puna  te studioj deri ne Universitetin e Harvardit.

Ne kete 60 vjetor tre jane  objektivat e mia per te vazhduar per ti sherbyer vendit tim :

1, Te le trashgim ne Vlore nje akademi lidershipi per te rrinjte.

2. Te kontribuoj me perpjekje maksimale qe VLORA dhe Shqiperi te behen  qender rajonale per IT dhe ekonomine e dijes

3. Te jem i pari minister i ekonomise  se dijes ne vendin tim. Eshte hera e pare qe “kerkoj” nje post ministror sepse shpresoj ajo ministri do te bej ndryshimin e madh struktuore te ekonomise tone nga sektoret tradicional ne ekonomine e dijes., kete mundesi e pres pas vitin 2031 :🤓

Urimet me te mira per ju dhe familjet tuaja kudo dhe perhere.

Arbeni

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img