Hapësire reklamuese

Bota

Politikani britanik: Dënoj gjuhën e Braverman ndaj shqiptarëve, e përkeqëson situatën

Shkruar nga Newsbomb
Politikani britanik: Dënoj gjuhën e Braverman ndaj shqiptarëve, e

Gjuha e Suella Braverman për azilkërkuesit shqiptarë po e “përkeqëson” një situatë tashmë të rrezikshme, ka paralajmëruar një deputet veteran konservator.

Sir Roger Gale dënoi retorikën e përdorur nga Sekretarja e Brendshme, e cila ka veçuar shpesh shqiptarët pasi numri i tyre që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla është rritur ndjeshëm muajt e fundit.

Deklarata e Gale vjen pasi ambasadori shqiptar Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko u tha deputetëve në parlamentin britanik se fëmijët shqiptarë po ngacmoheshin në shkollat ​​e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të një “fushate diskriminimi”.

Braverman u kritikua gjatë muajit të kaluar pas deklaratës së saj se shqiptarët “kanë pushtuar” Britaninë.

Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar kishte parë një “rritje të numrit të të ardhurve shqiptarë” si dhe u shpreh dakord me deklaratën e një deputeti konservator i cili tha se vendi poi mbushej me “kriminelë shqiptarë”. Deklaratat e Braverman u kritikuan edhe nga kryeministri Edi Rama.

Sir Roger, i zonës elektorale e Thanet-it të Veriut, që mbulon edhe objektin e përpunimit të emigrantëve në Manston, u pyet nëse Sekretarja e Brendshme duhet ta zbusë gjuhën e saj.

Ai i tha Sky News: “Epo, nuk mendoj se ngacmimi është i pranueshëm nga askush në çdo vend dhe në çdo kohë.

Dhe nëse fëmijët shqiptarë ngacmohen në shkollë, atëherë kjo është shumë e padëshirueshme dhe e dënueshme.

Dhe kam frikë se disa nga gjuhët që janë përdorur nga Sekretarja e Brendshme dhe të tjerët po përkeqësojnë atë që tashmë është një situatë shumë e brishtë dhe e rrezikshme.

“Pra, a e dënoj? Po, sigurisht që po”.

Sondazh

Poll