Çdo ditë debatojnë për çështje politike dhe mospërputhje mendimesh, në festa fetare ashtu si ndodh gjithmonë politikanët ndajnë të njëjtin urim.
Krerët më të lartë të politikës kanë uruar në rrjetet sociale besimtarët mysliman në festën e Fiter Bajramin.
Edi Rama
Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Lulzim Basha
Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Erion Veliaj
Gëzuar Bajramin! ?
Respekt për sakrifcën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë! ???
Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! ????
Jordida Tabaku
“E pa dyshim se pas vështirësive është lehtësimi. Me te vërtetë pas vështirësive vjen lehtësimi” (94:5-6)
Në këtë natë të bekuar Bajrami uroj që Zoti të ketë pranuar agjërimin dhe veprat tuaja të mira. Mëshira e Zotit na mbuloftë të gjithëve dhe qoftë udhëzim për ne.
Gëzuar dhe me fat Bajrami!”
Agron Shehaj
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë. Uroj që sakrifica e shqiptarëve të shpërblehet nga Zoti për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më solidare. Kalofshi një ditë të paqtë pranë familjeve tuaja!
Taulant Balla
Gëzuar Fitër Bajramin!
Zoti ju pranoftë çdo adhurim dhe vepër të mirë!
Oerd Bylykbashi
Besimtarëve myslimanë u uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin! Paqe e mbarësi sjelltë kjo ditë e shenjtë në zemrat dhe familjet tuaja!
Mirela Kumbaro
Gezuar Fiter Bajramin? me pamjen e ndriçuar te Xhamise se Pazarit? ne #Gjirokaster, nje nga ato punet e vogla e te bukura qe lene shenje?
Evis Kushi
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë! Ju uroj sa më shumë shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja!
Olta Xhaçka
Gëzuar Fiter Bajramin ?
Qofshin të pranuara lutjet dhe sakrifica juaj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ?
Mirënjohje për vlerat e besimit, solidaritetit dhe tolerancës që përcillni në shoqërinë shqiptare ??.
Xhelal Mziu
Gëzuar Fiter Bajramin!
Sjelltë për Ju dhe familjen Tuaj paqe, harmoni, shpresë dhe lumturi.
Zoti qoftë gjithmonë me Ju.
Urimet më të përzemerta.
Bledi Çuçi
Miq myslimanë,
Gëzuar Fiter Bajramin? Uroj që sakrifica juaj e agjërimit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të shpërblehet. Kjo ditë e bekuar është gjithashtu një moment për të reflektuar për Shqipërinë e së ardhmes, që duhet ta bëjmë një vend më të mirë për të gjithë ne. Të shohim nga e ardhmja, t'i shtrijmë dorën e bashkëpunimit njëri-tjetrit dhe të mos harrojmë se kemi më tepër gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë. Plot shpresë e besim se kjo ditë e shënuar për myslimantët, do të na shtojë optimizmin dhe forcën për të kapërcyer pandeminë, për të lenë pas të keqen dhe për të vijuar përpara me shëndet e mendje të kthjellët. Domosdoshmëria për të ndarë sot diçka me të pamundurit apo ata që kanë mundësi të kufizuara është më e madhe se çdo herë tjetër. Duhet të dëshmojmë solidaritet dhe përkujdesje për njerëzit në nevojë. Urime besimtarëve myslimanë, urime mbarë popullit shqiptar. Për shumë vjet gëzuar Fiter Bajramin. Zoti ju bekoftë
Elva Margariti
Gëzuar Fiter Bajramin! Zoti jua shpërbleftë sakrificën, ju sjelltë shëndet e mbarësi!
Jozefina Topalli
Miqve tone te besimit musulman i urojme perzemersisht, Gezuar Fiter Bajramin