Hapësire reklamuese

Aktualitet

Politikanë, aktivistë e drejtues OJQ-sh, në sulm kundër Sorecës pas takimit me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, akuza se influencoi për Teatrin Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është vënë në qendër të sulmeve dhe akuzave nga politikanë opozitarë, media pranë opozitës, por edhe aktivistë e drejtues organizatash jo-qeveritare në vendin tonë.

Shkak është bërë një takim i Sorecës me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, që nuk është zbardhur as nga zyra e BE dhe as nga Kushtetuesja. Për mënyrën se si u realizua takimi, vetëm pak orë para seancës për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka ngritur dyshime se Soreca ka influencuar pikërisht për këtë gjë.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë reagoi një ditë më pas duke i hedhur poshtë akuzat, por kjo nuk i ka shuar dyshimet e aktivistëve dhe politikanëve shqiptarë të opozitës, disa prej të cilëve kanë shkuar deri aty sa të kërkojnë të shpallet “non-grata”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca,” deklaroi delegacioni i BE në vendin tonë.

Së fundmi, në një shkrim në rrjetet sociale, Gerti Shella drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP), kërkon që Soreca të bëjë transparencë. Ai madje thotë se qëndrimi i BE në Shqipëri që mund të padisë për shpifje aktivistët e Teatrit, shton më shumë dyshimet se Soreca ka ndikuar për çështjen e Teatrit.

Ndoshta, paraditen e 16 Qershorit, Ambasadori Soreca mund të mos ketë ndikuar as një gram të vetëm në gjykimin e paanshëm të çështjes së Teatrit Kombëtar, por sot, duke “tundur” opsionin e padisë për shpifje ndaj palës paditëse në këtë proces, ai edhe mund ta ketë konsumuar këtë ndikim. Reputacioni i palëvë në një process gjyqësor është diçka që peshohet seriozisht nga gjykata, në cilindo vend europian e më gjerë”, shprehet Shella.

Qëndrimin e Gerti Shellës e përkrah dhe vlerëson lartë politikani i LSI-së Petrit Vasili: “Bashkohem! Koment i sakte dhe me logjike shume te fortë”.

Një tjetër emër i njohur i shoqërisë civile, Erion Kristo e përkrah qëndrimin e tij: “Shkrim ekstremisht serioz”, i shkruan ai.

Por mes komenteve që sulmojnë zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, është edhe deputeti aktual Kujtim Gjuzi. Më i vrazhdë për nga mënyra e të shprehurit, edhe ai ndan të njëjtin mendim, duke ofenduar rëndë Sorecën dhe paraardhësen e tij Romana Vlahutin.

GERT SHELLA Ju mmendoni qe GJK nuk merr orientim nga DIPLOMATET ne TIRANE.......?! Sorekes nuk i dhemb Teatri KOMBETAR sepse tashme Teatri nuk ekziston dhe perfundimisht Sorr e ka bashkohet sic edhe pararendesja e tij me PPP + KCK = MSM "MASHTRO SA TE MUNDESH" ashtu sic vete Ram VLLAHUTIN SOREKA”, shkruan Kujtim Gjuzi.

Altin Hazizaj i Qendrës për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, thotë se sjellja diplomatike e Sorecës “lë për të dëshiruar”. Ai e krahason sjelljen e kryediplomatit të BE në vendin tonë me atë të Edi Ramës.

Shume i saktë Gerti. Soreca ka mbet prokuror në mentalitet i dashur. O pak si puna e KM, shikon vetem burgje e të burgosur. Nuk e ka kuptuar qe e kane sjelle ketu si Ambasador ende. Shiko sjelljen diplomatike sesa shume le per te deshiruar”, shprehet Hazizaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll