Hapësire reklamuese

Politikë

Politika shqiptare uron 8 Dhjetorin: Ditë e madhe për brezin më vital të shoqėrisë, Gezuar Rini!

Shkruar nga Newsbomb
Politika shqiptare uron 8 Dhjetorin: Ditë e madhe për brezin më

8 Dhjetori, dita që përkujton lëvizjen studentore që nisi në Tiranë dhe solli rënien e një prej regjimeve më mizore në Europë, festohet dhe si dita e rinisë. Politikanë nga të gjitha kahet politike urojnë sot këtë ditë dhe bëjnë thirrje që sytë të kthehen nga rinia.

Mesazhi i Agron Dukës

Kalendari sot shenjon 8 Dhjetor një ditë e madhe për brezin më vital të shoqėrisë tonë. Gezuar Rini!

Dëshiroj shumë që sytë dhe mendja e secilit prej nesh  të kthehet nga rinia shqiptare për të ndalur vrullin e tyre  për të emigruar drejt vendeve të BE duke i dhënë mundësi  që ta shohin Shqipërinë vendin me një të ardhme të  ndritur. Sot është koha, nësër do jetë shumë vonë.

Një komb pa rini nuk ka shpresë nuk ka ardhmëri!

Mesazhi i Evis Kushit

I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë.

Mesazhi i Vangjel Tavos

8 Dhjetori Dita e Rinisë. Respekt për të gjithë të rinjtë e fillimit të viteve 90-të të cilët sollën ndryshimin. Gëzuar ditën tuaj të rinjve e të rejave të sotëm, me një Shqipëri sa më shpejt anëtare të Bashkimit Europian.

Mesazhi i Bujar Nishanit

Nderim përjetë guximit, përkushtimit dhe sakrificës së Azem Hajdarit, Mirënjohje studentëve liberatorë të Dhjetorit ‘90, për gjithshka bënë e dhanë për këtë vend e për lirinë! Sot, përsëri koha për tu ringritur.

Mesaazhi i Niko Peleshit

8 DHJETOR 1990Pakkush nga ne e mendoi atë mbrëmje të 8 Dhjetorit 1990 se klithma studentore për liri do të rrëzonte perden e çeliktë të diktaturës e do të hapte rrugën e bukur të demokracisë. E bukur por e gjatë dhe e vështirë si çdo vepër transformuese. E gjatë dhe me hallakatjet e veta, por plot ngjyra mendimesh të lira, idesh krijuese e mundësish të pakufijshme.Proceset demokratizuese që pasuan Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit sot përballen me sfida të natyrave të ndryshme nga ato të 31 viteve më parë.8 Dhjetori 1990 nuk ishte fundi i historisë, por hapja e një kapitulli të ri. Ëndrra studentore do të jetë një amanet edhe për brezat e tjerë të Shqipërisë europiane. Rilindja kombëtare, Lufta Çlirimtare dhe Lëvizja Studentore janë tre pikat mbi të cilat qëndron orientimi ynë perëndimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu