Hapësire reklamuese

Politikë

Politika shqiptare kujton Holokaustin: Nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh, krenarë që ne i mikpritëm!

Shkruar nga Newsbomb
Politika shqiptare kujton Holokaustin: Nderojmë miliona jetë të

27 janari është Dita Ndërkomëbatre e Kujtesës, për miliona viktima hebreje që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti Meta shkruan krenar për kodin tonë të nderit, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës.

Ilir Meta

Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit. Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA,  Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.

Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.

Lindita Nikolla

Sot, 27 Janar, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës për Holokaustin. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria u bë një “atdhe rezervë i hebrenjve”. Hebrenjtë u mbrojtën nga shqiptarët e të gjitha besimeve fetare e ideve politike, nga populli, institucionet dhe qeveritë. Mbrojtja e hebrenjve prej shqiptarëve nuk ishte rastësi, por rrjedhojë logjike e lidhjeve historike dymijë vjeçare.

Sot Shqipëria është lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit. Më 2020 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën për Miratimin e Përkufizimit të Antisemitizmit, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, dhe organizoi Forumin e Parë Ballkanik Kundër Antisemitizmit.

Agron Duka

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Sot përkujtojmë njërën nga ngjarjet më të rënda në historinë e njerëzimit, holokaustin, përpjekjet bashkëkohore në luftën ndaj urrejtjes dhe anti-semitizmit. 27 Janar 1945 dita në respekt të kujtimit të viktimave të genocidit të kryer gjatë luftës së dytë botërore.

Tritan Shehu

Sot Bota mbare Kujton, per te mos harruar kurre, per te mos u perseritur ato tmerre, krime monstroze, qe ndodhen ne gjysmen e pare te viteve 40-te, si pasoje e atij Holokausti mbi popullin hebre, por dhe me gjere, mbi miliona e miliona njerez te pafajshem, njerez qe aspironin te jetonin e te kontribuonin pozitivisht me jeten e tyre. Fatkeqesisht njerezimi njohu dhe genocide te tjera shume vite me vone, edhe ne Rajonin tone, edhe mbi kombin tone...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu