Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Politika në Kosovë kundër ministres së Albin Kurtit, kur Donika Gërvalla shprehej se do dërgonte në Hagë materiale kundër Thaçit e Veselit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikanë dhe zyrtarë të njohur në Kosovë, janë deklaruar dje kundër ministres së Jashtme të Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla, për një deklaratë që ajo ka bërë kohë më parë, para se të krijohej Gjykata Speciale.

Gërvalla, në një emision kosovar ka deklaruar se sapo Gjykata të krijohej ajo do të dërgonte të gjitha materialet që kishte në dorë, për ata që ajo i ka quajtur koka të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, ka thënë ajo.

Për këtëë deklaratë ka reaguar dje Partia Demokratike e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi ka ‘goditur’ ministren e qeverisë Kurti, duke thënë se ministrja e Kosovës është deklaruar e gatshëm të dërgoj dëshmi në Gjykatën Speciale, kundër Thaçit dhe të tjerëve.

“Ka ministra që kanë thënë, se janë të gatshëm, dhe se janë tuj bo përpjekje të çojnë dëshmin në Gjykatën Speciale, duke aluduar për kryediplomatën e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar. Ai i ka kujtuar Kurtit se e ka emëruar sic thotë ai një zëvendëskryeministre që ka treguar publikisht se ka deponuar dosje kundër UCK-së.

Ish-kreu i OVL të UCK-së, Faik Fazliu, ndërkaq ka komentuar në emisionin Pressing deklaratën e Gërvallës për Specialen. Fazliu, ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.

“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krye kriminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kriminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.

spot_img

Më shumë

spot_img