
Politika shqiptare vijon të luajë ‘ping-pong’.
Pas ftesës së opozitës për t’u takuar në tryezë të hënën, me qëllim mbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i mazhorancës.
Kjo e fundit thotë se e hëna është pushim për shkak të Bajramit dhe fton opozitën të takohen të martën.
“Të hënën është Bajram e për rrjedhojë është ditë pushimi. Mbledhja do të zhvillohet më 26 maj, ora 11:00 te Pallati i Kongreseve”, thuhet në reagimin e PS.