Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Politika kosovare mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Bujar Nishanit: Do të kujtohet si udhëheqës e kontribues për demokracinë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Në reagimin e saj Osmani ka theksuar se Nishani ia kushtoi jetën Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembulli i politikanit racional dhe me integritet.

albsig

spring

Mesazhi i plotë i Presidentes Vjosa Osmani:

Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e Nishanit, duke thënë se do të kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar gjithashtu për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, duke thënë se do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale, si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, shkruan Kurti.

         .

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img