Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Politika dhe futbolli janë sporte për burrat”, Rudina Hajdari shënon golin e parë dhe “u mbyll gojën” çunave të Elbasanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

18ad9e42bafc606c6c9ef7ac8af4cb1d

Deputetja Rudina Hajdari do të jetë kryesuesja e listës së Elbasanit për Nismën thurje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo ka nisur fushatën e saj duke takuar qytetarë në të gjithë qarkun, ndërsa ditën e sotme është ndalur në fshatin Shmil.

Gjatë një takimi me djemtë e rinj të kësaj zone që u zhvillua në një kalçeto, Rudinës iu tha se është e fortë që merret me politikë, pasi ashtu si futbolli, edhe politika është sport për burra.

Por deputetja nuk ka ngurruar për t’u treguar të kundërtën, pasi ka marrë topin dhe ka shënuar gol në njërën nga portat.

Videon e golit dhe bisedën me djemtë e Shmilit ajo e ka postuar vetë në rrjetet sociale.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Çunat në Shmil të Elbasanit:

– Rudina, e fortë je qa merresh me politikë.

Unë – Po pse e mendoni kështu?

Çunat – Epo politika ma dihet asht sport për burra, vështirë shumë e kanë femrat.

Unë – Ou?! Po futbolli ça sporti është?

Çunat – Lene ma, dihet që veç për burra.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img