Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

POLICIMI NË KOMUNITET/ SCPA i dhurojnë Policisë së Tiranës 10 biçikleta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SCPA (Projekti Suedez), i dhurojnë Policisë së Tiranës, 10 biçikleta në kuadër të forcimit të Policimit në Komunitet.

 

Në ceremoni, ishin të pranishëm Zv/Ambasadorja e Suedisë, Birgitta Jansson, Drejtori Vendor i Policisë, Kastriot Skënderaj, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishaj dhe përfaqësues nga fondacioni.

Drejtori Vendor i Policisë, Skënderaj, gjatë fjalës së tij ka shpjeguar të rejat e ristrukturimit të Drejtorisë si dhe ka vlerësuar dhurimin e biçikletave për punonjësit e Policisë së zonave urbane, çka do të sjellë ndihmesë dhe përmirësim në punën e tyre.

“Ne prej kohësh po punojmë me kolegët tanë të projektit suedez, të cilët unë dua t’i falënderoj dhe i uroj mirëseardhjen sot. Kemi bërë shumë punë dhe projekte bashkë, projekte që nuk ka rëndësi vlera e dhurimit, por bashkëpunimi dhe partneriteti i mirë me fondacionin SCPA dhe Ambasadën Suedeze”, tha Skënderaj.

 “Faleminderit për mikëpritjen dhe ftesën e sotme, kjo është faza e dytë e projektit të forcimit të policimit në komunitet, dhe kemi akoma shumë punë për të bërë. Ne e shikojmë që projekti që po financojmë është në kuadër të një strategjie edhe më të madhe, asaj të Ministrisë së Brendshme. Më vjen mirë që ky grant i ndërmarrë zhvillon mundësinë në lehtësimin e përdorimit të biçikletave. Para se të vija në pozicionin aktual, kolegia që më zvendësonte më tha mos ta sillja biçikletën, pasi është e rrezikshme të lëvizësh me të. Vitet e fundit më vjen keq që nuk e kam marrë biçikletën, pasi shoh që është rritur numri i korsive të biçikletave dhe përdoruesit e tyre kanë më shumë siguri në rrugë. Ju uroj sukses në këtë projekt pë rritjen e sigurisë në rrugë,”tha  Zv. Ambasadoria e Suedisë, Birgitta Jansson.

 “Dua të falënderoj Projektin Suedez të Policimit në Komunitet, në saj të të cilit kemi bërë të mundur implementimin në Policinë Shqiptare çështje të Policimit në Komunitet. Skema e granteve e realizuar më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, dhe atë të Tiranës sot, uroj dhe dëshiroj të shtrihet dhe në Drejtoritë Vendore të qyteteve bregdetare” u shpreh ndërkaq Dervishaj.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img